Nga Selam Shkodra
Zgjedhjet e parakohshme janë përmendur dhe kanë qenë kërkesë e opozitës së bashkuar deri në muajin shkurt, po ashtu kanë vazhduar të përmenden nga një pjesë e opozitës edhe deri në ditët e sotme. Ndërsa në ditët e fundit janë aktualizuar nga liderët e partive politike që janë në pozitë shprehimisht nga Kadri Veseli,- kryetari i partisë më të madhe në pozitë si një mundësi për të pasur zgjedhje, ku ka qarkulluar edhe ideja se në rast se dështon votimi i projektligjit për demarkacionin me Malin e Zi, ku i njejti u tërhoq në momentin e fundit nga ana e kryeministrit Mustafa në ditën kur kishte hyrë në rendin e ditës, dhe u dhanë arsyetime të cilat nuk ishin të qëndrueshme, dhe jo arsye të vërteta e që në fakt ishte mungesa e sigurimit të votave e bazuar në kushtetutën e vendit- Neni 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare]1.
Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) të të gjithë deputetëve ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje: Territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake. Në ligjin më të lartë të Republikës (Kushtetutën e vendit ) është përcaktuar se si mund të mbrrihet deri te zgjedhjet e parakohshme. Republika e Kosovës edhe pse shteti më i ri se një dekadë që nga shpallja e mëvetësisë ka njohur dy raste deri tani të zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme, më 2010 dhe 2014, por asnjë rast nuk ka pasur zgjedhje të parakohshme të kryera bazuar në interesat shtetërore, që të dyja palë zgjedhjeve të parakohshme janë bërë si rezultat i humbjes së mazhorancës nga ana e partisë në pushtet që asaj kohe kryesohej nga PDK.
Çuditërisht opozita ka heshtur kërkesën gjatë muajve të fundit për zgjedhje të parakohshme ndërsa në mënyrë të pazakontë ditëve të fundit ne media janë shfaqur eksponentë nga partitë në pushtet duke prezantuar edhe idenë për zgjedhje të parakohëshme veçanërisht në fundjavën që shkoi ka pasur deklarata në distanca nga eksponentë të PDK-së dhe LDK-së se vendi mund edhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Kushtetuta në nenin 84 paragrafi 3 nenin 100 natyrshëm jep rrugën që të shpien në zgjedhjet e parakohshme, rrugë që pavarësisht se është e qartë, dhe e cila është provuar në të dy palë zgjedhjet e parakohshme që ka kaluar vendi . Neni 100 paragarafi 1 rregullon çështjen e mosbesimit të qeverisë ndërsa paragrafi 2, I jep mundësi kryeministrit të kërkoj votëbesimin e qeverisë në parlament. Mocioni konsiderohet se: “mocioni i mosbesimit është pranuar” nëse për të kanë votuar shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës , e në rast se mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje, e në bazë të nenit 83 paragrafit presidenti shpall zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës , ose iniciativa e deputetëve bazuar në Nenin 100.paragrafi 1 të Kushtetutës nga ana tjetër i hapë rrugë mundësisë që Kuvendi të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, bazur në nenin 82.paragrafi 2 pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë, me çka edhe shkohet në zgjedhje të parakohshme.
Interesat jetike shtetrore për zgjedhje të parakohëshme
Bazuar në veprimet e deritanishme të partive politike secila është duke bërë llogaritë për zgjedhjet e ardhshme, jo pak herë muajve të fundit partitë politike kanë matur opinion edhe më anë të hulumtimeve (sondazheve) pasiqë asnjëra nuk e ka besimin se me veprimet e tyre të deritashme nuk kanë humbur pjesë të elektoratit të tyre e ve anërisht dy partitë e pozitës, në veçanti pas humbjes së betejës për dy kauzat të karakterit shtetëror siç janë: “Demarakcioni me Malin e Zi dhe “Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe”, që të dyja këto janë edhe meritë e debatit nga ana e ekspertëve të fushave e veçanërisht debati i organizuar për demarkacionin i cili bazuar në argumentimin e dhënë nga njerëz kompetent të fushës, i dhanë të drejtë kauzës së opozitës që deri në atë kohë nuk kishte arritur ta bindte opinion dhe aq më pak deputetët nga partitë e pozitës.
Natyrisht edhe vendimi i Gjykatës Kushtetutes se pika të rëndësishme të marrëveshjes së Brukselit në Gushtin e vitit të kaluar nuk janë në përputhje me aktin më të lartë juridik, që të dyja këto kauza të ngritura fortë nga ana e opozitës në më shumë se një vit e që qeveria në fund nuk ka arrit t’i bind as deputet nga radhët e saj se janë të drejta dhe në interes të vendit si dhe fillimi i përplasjeve në publik në mes të tre partnerëve të koalicionit PDK-së LDK-së dhe Listës Serbe, ku në veçanti më këtë të fundit e njëjta mbron interesat e shtetit Serb në Kosovë duke deklaruar hapur edhe vepimet e veta anti-shtetërore dhe anti ligjore siç është rasti i fundit me ligjin për Trepçën ku zv.kryeministri i cili vie nga radhët e Serbëve: Branimir Stojanovic, i cili aktivitetin e tij anti këtij ligji e ka shtrirë deri në Bruksel,dhe se e njëta duke mos lejuar themelimin e FAK-ut me gjithë këtë aktivitet dhe veprimtari antishtetërore si dhe pafuqinë e kryeministrit për ta disciplinuar këtë pjesë të minstrave nga radhët e “Listës Sërbe”.
Me gjithë këto të bëma të sipërpërmendura nga ana e kësaj qeverie nuk është fare kontestuese se kjo qeveri e ka humbur legjitimitetin , të gjitha këto janë tregues që kjo qeveri nuk është asnjë lloj shprese se mund të bëjë një hap para në drejtimin e duhur të mbrojtjes së interesave jetike të vendit. Zgjedhjet e ardhshme janë efektivisht vetëm 2 vite larg, ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të duhet të zhvilloheshin brenda 45 ditëve nga shpërndarja e kuvendit aktual. Por palët duket se po bëjnë llogaritë se cila prej tyre do të ketë pushtet dhe sa pushtet do të ketë në rast zgjedhjesh!
Zgjedhjet e parakohëshme do të ndalonin dëmin e mëtutjeshëm.
Është e gjithëditur se efektivisht në interesa jetike kjo qeveri ka dështuar dhe thënë ndryshe ka keqmenaxhuar edhe me resurset e vendit si dhe me opinionin e gjerë ku komunikimi ka qenë më tepër i tipit të njerëzve të rrugës sesa i njerëzve që vijnë nga kabineti i një kryemninistri. Shkuarja në zgjedhje të parakohëshme do të ndalonte dëmin në rritje. Z.Kadri Veseli si kryetar I partisë më të madhe paralamentare me prononcimet e fundit ka dhënë sinjale të qarta së është i pakënaqur me punën e kabinetit qeveritar dhe ka lënë të hapur mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohëshme edhe pse për zgjedhje të parakohshme faktori ndërkombëtar nuk tregon mirëkuptim duke marrë parasysh se ka në agjendë ështjen e ”Gjykatës Speciale” e ku për fillimin e funksionimit të saj nevojitet shumicë e kualifikuar paralamentare ku nga ky proces rrezikon të goditet më së shumti Partia Demokratike e Kosovës. Me shkuarjen në zgjedhje të parakohshme do të mbroheshin interesat jetike të vendit e veçanërisht do të krijoheshin kushte për një qeverisje me legjitimitet, dhe mundësia e krijimit të FAK-ut do të ishte reale pasiqë do duhej të defaktorizohej ”Llista Srbska” . Me këtë rast asetet e Kosovës sikur rasti “Trepça” nuk do të mund të kontestoheshin dhe të luftoheshin përbrenda institucioneve të Kosovës, si dhe do të krijohej rrethanë e re për çështjen e rinegociimit për çështjen e demarkacionit me palën Malazeze po ashtu edhe çështja e asociacionit do të merrte trajtë tjetër.