
Kryetarët e dy partive kryesore në Shqipëri ndodhen sot në Itali, nga ku do të zhvillojnë takime me shqiptarët atje për t’u kërkuar votën për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Milano. Ai ka njoftuar përmes Facebook se në orën 15:00 do të zhvillojë një takim me diasporën shqiptare në Milano.
Ndërkohë që kryedemokrati, Sali Berisha mbërriti sot në Brescia të Italisë, nga ku do të zhvillojë takim me shqiptarët që jetojnë e punojnë atje prej vitesh.
Kujtojmë se PD çeli fushatën elektorale më 11 prill, ndërsa PS ditën e djeshme 12 prill.