Cameron fiton zgjedhjet në Britani? (LIVE)

E publikuar: 07/05/2015 23:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Exit Pooll-et në Britani prognozojnë fitoren e konservativëve në zgjedhjet në Britaninë e Madhe. Sipas tyre konservatorët do të kenë numrin më të madh të ulëseve në parlament me 316 përkundër 239 të laburistëve.

Në orën 22 sipas kohë lokale britanike, kanë përfunduar votimet për zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe.

Menjëherë ka filluar edhe numërimi i rezultateve që pritet të zgjasë më shumë se sa në zgjedhjet tjera parlamentare.

Megjithatë Exit poll-et, sipas BBC-së, tashme kanë dalë me rezultatet e veta dhe ato fitues e kanë nxjerrë partinë konservatore të David Cameronit, kryemistër aktuale i vendit dhe njëkohësish kryetar i kësaj partie, transmeton Koha.net

Sipas shënimeve të Exit poll-eve konservatorët kanë fituar 316 vende në Parlament, Partia Laburiste e ish- kryeministrit Tony Blair që e udhëheq Edy Millaband ka marrë 239 vende, ndërsa partitë tjera, LD 10, SNP 58, UKIP 2, Të Gjelbrit 2, PC 4, e partitë tjera 19 vende.

Sipas këtyre rezultateve që duhet të konfirmohen nga numërimet zyrtare, qeverinë pritet ta themelojë kryeministri aktual David Cameron për të cilin ky mandat është i dyti me radhë.

Cameron gjatë fushatës parazgjedhore dhe më herët kishte premtuar referendum për dalje nga Bashkimi Europian.

David Cameronit meritë e madhe e qeverisjes së tij i përshkruhet dështimi i referendumit për pavarësi të Skocisë në shtatorin e vitit të shkuar si dhe përmirësimi i ndjeshëm i situatës ekonomike në vend.

Rezultatet e para të zgjedhjeve pritet të publikohen para mesnatës derisa përfundimtaret të premten në mbrëmje.

Për të pasur shumicën në Parlament nevojitet minimum fitimi i 326 ulëseve.