Ardian Shala është zgjedhur i pari i LDK-së në Therandë.
Sot, dega e LDK-së në Therandë ka zgjedhur kryetarin e ri.
Ardian Shala është zgjedhur i pari i LDK-së në Therandë, komunë të cilën kjo parti e quan bastion edhe pse aktualisht qeveriset nga AAK’ja e Bali Muharremajt.
“Sot, Kuvendi zgjedhor i LDK-së në Therandë ka zgjedhur për kryetar, Ardian Shala.
Theranda mbetet bastion i LDK-së. Kryetarit dhe Kryesisë, punë të mbarë dhe suksese”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Lidhja Demokratike e Kosovës, po vazhdon me zgjedhjet e brendshme nëpër komunat e Kosovës.