Zëvendëssekretari i Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma, ka arritur në Prishtinë.
Ai është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Në një njoftim të Departamentit të Shtetit u tha se Verma në Kosovë do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, si dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve.
“Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë”.
Vërma pas Kosovës do të vizitojë edhe Serbinë, derisa paraprakisht ishte në Shqipëri.