Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Yildiray Bayram priti në takim atashet policore nga ambasada e Republikës së Turqisë, z. Sedat Sarkiaya si dhe kolonel z. Sinasi Guclu, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Në këtë takim u diskutua për projektet që priten të realizohen në mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Turqisë në fushën e sigurisë.
Z. Bayram falënderoi të pranishmit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që shteti i Turqisë ka bërë për Kosovën në vazhdimësi, e në veçanti në sferën e sigurisë.

















