Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z.Kreshnik Ahmeti, zhvilloi takim me Ministrin e Tregtisë së Republikës së Popullit të Bangladeshit, z.TipuMunshi.
Zëvendësministri Ahmeti, vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve.
Gjatë takimit u diskutua mbi Marrëveshjen për Bashkëpunim Ekonomik dhe themelimin e Komitetit të Përbashkët Ekonomik, me përfshirjen e bizneseve të të dyja vendet.
Të dyja palët theksuan se ka potencial të madh të bashkëpunimit ekonomik dhe u pajtuan që përveç marrëveshjeve të arritura, të ndërmarrin edhe nisma të reja.