Lajmet

Zëvendëskryeministri turk: Jam i kënaqur me rikthimin tonë në Ballkan

05.06.2016 18:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Zëvendëskryeministri turk: Jam i kënaqur me rikthimin tonë në Ballkan

Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmuş, duke shprehur kënaqësinë për vizitën dyditore në Maqedoni dhe në Bosnje e Hercegovinë tha se “kam kënaqësi të madhe që përsëri pas një shekulli ndjehet kaq qartë dhe që është kaq e prekshme dhe e dukshme prania e Turqisë në Ballkan”.
Kurtulmuş i cili ditë më parë mori pjesë në ceremonitë e diplomimit në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) në Shkup si dhe në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS), ai iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Ambasadën e Turqisë në Sarajevë, raporton AA.

Duke vënë në dukje se pozita gjeografike e Ballkanit ka jetuar përafërsisht 6 shekuj nën qeverisjen e drejtë të Perandorisë Osmane, Kurtulmuş u shpreh se “në këtë zonë të gjerë gjeografike për shekuj me radhë kanë jetuar në paqe dhe unitet njerëz të besimeve të ndryshme, njerëz me përkatësi etnike të ndryshme dhe nga kombe të ndryshme”.

Duke vënë në dukje se universitetet në Shkup dhe Sarajevë janë një prej simboleve më të bukura të bashkimit me popujt e Ballkanit, Kurtulmuş u shpreh se që të dyja janë projekte shumë të suksesshme. “Ditën e premte isha i pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Shkup, ku morëm pjesë në ceremoninë e diplomimit të afërsisht 150 studentëve. Ishte një ceremoni multikulturore, me një strukturë multietnike e mozaikut të Ballkanit. Ne ishim pjesëmarrës në ceremoninë e gëzueshme të atyre studentëve shumë të suksesshëm që përgatiten në atë universitet për të hedhur hapat e parë në jetë. Gjithashtu patëm një kënaqësi të madhe që Turqia ndodhej e pranishme në Shkup, në Maqedoni, madje edhe me një projekt të tillë të suksesshëm”.

Gjithashtu duke rikujtuar se edhe ditën e djeshme ka qenë i pranishëm në ceremoninë e diplomimit në universitetin në Bosnje, Kurtulmuş tha se “Universiteti Ndërkombëtar i Sarajevës në këtë kuptim është me të vërtetë një universitet mozaik Ballkanik. Shpreh kënaqësinë time të madhe që edhe këtu është i pranishëm një projekt i suksesshëm”.

Kurtulmuş ndër të tjera ka shpjeguar se në themelimin e universitetit në Bosnje ka patur edhe ai kontribut, ku gjatë vizitës së tij në vitet 2000 është interesuar se “çfarë mund të bëhet këtu, çfarë kontributi mund t’iu ofrohet boshnjakëve”. Më pas me Ministrinë e Kulturës të asaj periudhe u dakorduan në idenë për ngritjen e një universiteti.

“Kam kënaqësi të madhe që përsëri pas një shekulli ndjehet kaq qartë dhe që është kaq e prekshme dhe e dukshme prania e Turqisë në Ballkan. Shpresoj që këto marrëdhënie të jenë përgjithmonë. Përsëri në këtë pozitë gjeografike si një adresë e qetësisë, paqes, mirëqenies do të zhvillohen vazhdimisht marrëdhëniet mes Turqisë dhe Ballkanit”, u shpreh ndër të tjera në fjalën e tij zëvendëskryeministri turk Kurtulmuş.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje