Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana ka njoftuar se gjatë ditë së sotme e ka zhvilluar një bisedë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në njoftimin e tij të shkurtër, Geoana ka thënë se NATO mirëpret hapat e ndëmarrë drejt normalizimit mes Beogradit dhe Prishtinës, duke kërkuar edhe më shumë progres.
“Ne mirëpresim hapat e rinj drejt normalizimit mes Prishtinës dhe Beogradit dhe inkurajojmë më shumë progres. NATO vazhdon të jetë fuqishëm e përkushtuar për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor, edhe përmes KFOR-it”, ka shkruar Geoana.
Good call with EU Special Rep @MiroslavLajcak. We welcome Belgrade & Pristina’s further steps on the path to normalisation, and urge further progress. #NATO remains strongly committed to peace & stability in the Western Balkans, including through @NATO_KFOR.
— Mircea Geoana (@Mircea_Geoana) March 1, 2023