Për 24 orë në Kosovë nuk është shënuar asnjë vdekje nga virusi korona. Ndërsa, janë shënuar edhe 77 raste të reja me COVID-19 nga 649 testime që janë bërë.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Sot, Kosova po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, nga 649 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 77”, ka shkruar Zemaj.