Një video e publikuar në internet, shfaq disa fanse duke u zënë në një koncert të Ledri Vulës në Zvicër.
Incidenti ka ndodhur në një prej lokaleve shumë të frekuentuara nga mërgata shqiptare, transmeton Lajmpress.
Zënka ka ndodhur ndërmjet fanseve që ndodhen shumë afër skenës, ndërkohë që shfaqen pjesëtarë të sigurimit që përpiqen ta qetësojnë situatën.
Ndërkohë, që Ledri vazhdon me performancën e tij duke kënduar hitin “Një gotë për ty”.


















