Në pritje për një organ, mund të vdesësh. Vetëm në Shtetet e Bashkuara çdo ditë ka 22 njerëz që nuk mbijetojnë në pritje të transplantit. Kjo është një fushë e organeve, në të cilën kërkesa tejkalon ofertën.
Hulumtuesit kanë zbuluar se si të shpëtojnë disa jetë më shumë. Në të ardhmen, organet e derrave ka të ngjarë të transplantohen tek njerëzit.
Në studimin, e botuar në Science, shpjegohet se, në sajë të manipulimit të ADN-së, ndoshta ksenotransplatimi nuk është kaq larg të bërit realitet.
Kjo është një fushë kërkimesh që magjeps gjenetistët prej shumë vitesh. Ky studim i ri është bazuar në eliminimin e sekuencave të caktuara të ADN potencialisht të dëmshme për njerëzit nga qelizat e derrave, sepse ato prodhojnë një retrovirus endogjen, Perv-in. Duke ndryshuar këto gjene dhe duke eliminuar retrovirusin që mund të infektojë qelizat e njeriut, atëherë mund të bëhet një lloj zëvendësimi ‘kopjo dhe ngjit’.
Në një gjenomi të vetëm janë bërë 62 ‘prerje dhe ngjitje’ në kodin gjenetik: saktësisht numri i çdo here që është gjetur sekuenca e infektuar nga Perv. Një sasi e ndryshuar e gjenomit dhjetë herë më lartë në krahasim me të gjitha ndryshimet e bëra deri më tani duke përdorur këtë metodë. Akronimi ‘CRISPR / cas9′ është enzima e prodhuar nga gjeni Cas9 dhe ‘Clustered Regularly Interspaced Short Palindromic Repeats”, përsëritjet palindromike të grupeve të huaja ADN-së të gatshëm për intervale të rregullta.