Pavarësisht se ditëve të fundit ka pasur rënie të rasteve me Covdi-19, masat restriktive në vend nuk pritet të largohen, përkundër kërkesës së sotme të gastronomeve për zgjatje të orarit të punës deri pas mesnate.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj theksoi se primare është ruajtja e shëndetit dhe jetës së njerëzve. Ndërkohë bëri të ditur se vendi po shkon drejtë një përmirësimi cilësor sa i përket koronavirusit.
“Jemi në vlerësim të situatës epidemiologjike. Ju lutem të na mirëkuptoni edhe ju dhe të gjithë të tjerët. Numri i rënies së rasteve sot mund të themi kushtimisht se numrin më të lartë të rënies së rasteve. Po shkojmë drejt një përmirësimi cilësor. Por kjo nuk duhet të na jep komoditetin të lirohemi dhe kalojmë në nivel tjetër… pavarësisht presionit apo interesave që janë edhe të domosdoshme t’i quajmë të afaristëve, gastronomisë dhe sportistëve e të gjithë të tjerëve. Për mua dhe MSH e rëndësishme është ruajtja e shëndetin dhe jetës së njerëzve”, tha ai.
Krahas kësaj, Zemaj gjatë monitorimit që i bëri të mërkurën procesit të intervistimit të kandidatëve për specializime tha se laboratorët privat që kryejnë teste serologjike dhe RT-PCR raportojnë në mënyrë të rregullt për rastet ditore.
“Ka raporte zyrtare që dërgojnë laboratorët privat, në aspektin shkencor dhe të statistikave mendoj që aty duhet ë merrni informacionet, ose zyrën tonë për komunikim. Çka është me rendësi është se janë duke raportuar në mënyrë të rregullt për numrin sasinë dhe gjitha ato. E po ashtu janë institucione tjera që janë brenda ministrisë dhe të jashtme që kanë detyrë dhe obligim ti monitorojnë të zbatojnë ligjet në fuqi”, tha ai.
Sa i përket specializimeve, Zemaj tha se nga viti tjetër do të ketë specializime të rregullta.
“Nga viti i ardhshëm do të ketë specializime të rregullta, çdo vit do të ketë specializime. Ndërsa mendoj të fus edhe një pjesë inovative që çdo kush të merr specializim me vetëfinancim në fushën që ai dëshiron”, u shpreh Zemaj.
Sot ka nisur intervistimi i kandidatëve për specializime të konkursit të shpallur nga Bordi për Shkollim Specialistik i Ministrisë së Shëndetësisë