Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, nuk ka informacione për nismën e rikthimit në Kuvendin e Kosovës ligjin për Gjykatën Speciale.
Ai ka thënë për Klan Kosovën se nuk e ka njoftuar kush për diçka të tillë.
“Nuk kam njoftim të tillë, askush nuk është afruar tek unë dhe tek grupi parlamentar”, pohoi Zemaj.
“Ne nuk kemi një informacion të tillë, nëse e marrim do ta shikojmë arsyeshmërinë e asaj kërkesë, por fillimisht duhet të informohemi se për çka bëhet fjalë”.

















