Gjatë 24 orëve të kaluara në Kosovë ka pasur një rënie e lehtë e numrit të rasteve me reja me koronavirus.
Sipas IKSHPK-së, gjatë kësaj periudhe kohore janë 194 raste pozitive duke çuar totalin në 7.846.
Gjatë 24 orëve të kaluara, janë shëruar 138 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.383.
E ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka publikuar sonte një video me pamje nga Klinika Infektive në QKUK.
Ai ka porositur qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat antiCOVID-19.
“Mosushliro”, shkruan ai në Facebook.
Bazuar në raportet ditore, 603 pacientë po trajtohen në kuadër të klinikave Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, prej tyre, 419 janë me Covid-19, prej tyre 42 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 18 në respiratorë dhe 24 me CPAP maskë.