Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka hedhur akuza ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se kanë ardh në pushtet pa kollare dhe duke luftu oligarkët, ndërsa kur hipën në gjipat e zi e kur i vendosën kravatat, na dolën edhe milionera.
“Edhe tupanin ta kishim marrë na me bo përkufizimin, sqarimin e njerëzve të Vetëvendosjes, mashtrimin e tyre para një viti ose gjashtë muajve nuk kishim mujt me bo. Këta kanë ardh pa kollare, këta kanë ardhë duke luftuar oligarkët, dhe në momentin që hipën në gjipat e zi e kur i vendosën kravatat, na dolën edhe milionera. Grupi parlamentarë na dolën më milionerët në Kuvendin e Kosovës”, tha Zemaj në Politiko.

















