Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër COVID-19.
Zemaj tutje është shprehur se rekomandimet parandaluese për COVID-19 të IKSHPK-së përfshijnë̈ 22 masa të veçanta, që sipas tij patjetër duhet të respektohen.
Ai ka njoftuar se masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset./Gazeta Sinjali/