Zemaj- PAN-it: Pranoni daljen në opozite me gajret, nuk është fundi i botës

E publikuar: 04/08/2017 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tendenca nga PAN-i, që të imponoj votimin e dyfishtë si për kryetar Kuvendi dhe Qeveri paraqet shkelje të rregullave dhe procedurave duke përfshirë edhe vendimin e gjykatës kushtetuese. Kështu thotë deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj.

“Kjo bëhet edhe me e padrejtë kur gjithë këto ditë, duke involvuar edhe faktorë tjere kanë trumbetuar që kanë shumicën parlamentare ndërsa e vërteta është se ajo nuk ekziston ku tani edhe është faktuar me tri seanca radhazi. Duke tentuar që me çdo kusht të jene shumice, po tregojnë pafuqinë politike dhe morale që të pranojnë faktin e humbjes ku njeherit të krijohet mundësia që subjektet tjera politike të marrin mandatin për krijimin e qeverisë”, ka thënë Zemaj.

Ai e porosti PAN-in që të dalë në opozitë sepse nuk është fundi i botës.

“PAN-i, pranone daljen në opozite, me gajret nuk është fundi i botës po mendoj në atë kolektivisht, ndërsa si persona të përveçëm moti është dashtë të qëndroni largë politikes dhe institucioneve nga fakti çka keni bërë ju”, ka thënë ai.