Zemaj: Nëse përkeqësohet situata, zgjedhjet në Podujevë e veriun e Mitrovicës mund të anulohen

E publikuar: 29/10/2020 22:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se do të nxjerrin disa rekomandime për mbajtjen e zgjedhjeve në Podujevë dhe veriun e Mitrovicës.

Ai tha se në rast nëse do të ketë përkeqësim të situatës me COVID-19, zgjedhjet do të mund të anulohen.

“Do të nxjerrim disa rekomandime për zgjedhjet në Podujevë e Mitrovicën e Veriut. Nëse kemi ndonjë përkeqësim të situatës, zgjedhjet munden me u analua, munden me u shty”, tha Zemaj në Klan Kosova.