Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se aktualisht kemi vetëm 8 mijë policë dhe s’mund t’i ruajmë në vetizolim të gjitha rastet pozitive me koronavirus.
“Kemi vetëm 8 mijë policë, s’mund t’i ruajmë të gjithë në vetizolim”, është shprehur Zemaj.
Gjithashtu, Zemaj tha se aktualisht prioritet kanë sigurimin e sa më shumë testeve.
“Aktualisht prioritet e kemi sigurimin e sa më shumë testeve”, ka thënë Zemaj.
Tutje, Zemaj tha se është shqetësuese fakti se po kemi të bëjmë me një përqindje të madhe të personave që nuk besojnë në ekzistencën e virusit.
“Është shqetësuese fakti se 30% e qytetarëve nuk besojnë që ekziston virusi”, ka thënë Zemaj.
Ndërsa sa i përket kryetarëve të komunave, Zemaj tha se nuk ka asnjë vërejtje në punën e tyre.
“Nuk kam vërejtje në kryetarët e komunave”, shtoi Zemaj.