Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj deklaroi se kanë dëgjuar se ka një presion ndaj deputetëve të grupeve minoritare.
Kështu u shpreh ai para fillimit të seancës konstituive, për çka tha se “shpresat janë të vogla”, raporton KosovaPress.
“NUk është vonë asnjëherë brenda afatit kushtetues që të kemi një zgjidhje të këtij ngërçi politik. Por siç duket barrikada para interesave personale apo pozitave lakmuese të LVV-së është tepër vështirë që të kemi ndonjë zgjidhje edhe në këtë orët e vona të natës. Fatkeqësisht, një seancë që ju e patë se si u thirr në emër të asaj të gjetjes së një mundësie për të dalë nga ky ngërç politik dhe të kemi edhe kuvend, edhe qeveri. Por shpresat janë të vogla të them të drejtën, nuk kemi ndonjë qartësim të ndonjë marrëveshje qoftë mes LVV-së apo Nisma-s. Kemi dëgjuar që ka një presion ndaj deputetëve, sidomos të grupeve minoritare, por gjithçka është pjesë e diskutimeve”, u shpreh ai.
Zemaj tha se nëse Lëvizja Vetëvendosje nuk arrin ta konstituojë kuvendin edhe sonte, atëherë, siç u shpreh ai, do të detyrohen për një “shpjegim për abuzim me të drejtën absolute me vendimin e vitit 2014”.

















