Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se ai do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin për bisedimet e paqes vetëm pasi të jetë rënë dakord për një plan të përbashkët me udhëheqësit e SHBA-së dhe Europës.
Në një event në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munich, Zelensky tha se lufta me Rusinë forcoi unitetin midis Europës dhe SHBA-së dhe ai është krenar që Ukraina është pjesë e një Europe “të tillë të fortë”.
Zelenskyy beson se Trump është çelësi për t’i dhënë fund konfliktit Rusi-Ukrainë dhe tha se presidenti i SHBA i dha atij numrin e tij të telefonit përpara hapjes së Konferencës së Sigurisë të Mynihut të premten.
Ai shton se është e rëndësishme që të mos humbet “ky unitet”, shkruan BBC.
“Të bësh një marrëveshje paqeje pa Ukrainën ose Europën nuk është një ide e mirë”, vazhdon ai, duke iu referuar presidentit të SHBA-së Donald Trump i cili ka thënë të mërkurën se ai kishte folur me udhëheqësin rus Vladimir Putin dhe se dyshja ranë dakord të fillonin negociatat për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Kishte raporte të mëvonshme që pyesnin nëse Ukraina do të ishte e pranishme në ato bisedime, të cilat Rusia më vonë tha se “sigurisht” do të ishte.
Zelensky do të takohet me zëvendëspresidentin e SHBA JD Vance në Mynih më vonë gjatë ditës.


















