Zelensky: Rusia po ua djegë fytyrat ushtarëve koreano-veriorë për të fshehur humbjet

E publikuar: 18/12/2024 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pretendon se forcat ruse po tentojnë të djegin fytyrat e ushtarëve të vrarë të Koresë së Veriut, me qëllim që të fshehin humbjet e tyre.

Sipas Zelenskyt, Rusia jo vetëm që po i përdor trupat koreano-veriore në luftime, por gjithashtu po tenton të fshehë humbjet e tyre në fushëbetejë.

“Derisa janë të trajnuar, atyre u ndalohet të shfaqin fytyrat. Çfarëdo prove më video për prezencën e tyre është fshirë nga forcat ruse. Dhe tani, pas betejave me trupat tona, rusët po tentojnë të djegin fytyrat e ushtarëve të vrarë të Koresë së Veriut”, ka shkruar Zelensky në Telegram.

“Edhe pas viteve luftë, duket se cinizmi i Rusisë po bëhet më i rëndë – ne jemi akoma dëshmitarë të diçkaje më të tmerrshme”, shtoi presidenti ukrainas.

Gjithashtu theksoi se forcat mbrojtëse dhe inteligjenca ukrainase po punojnë që të zbulojnë humbjet që i kanë pësuar njësitë ruse – përfshirë ato të koreano-veriorëve.

“Nuk ka arsye që koreanët të luftojnë dhe të vdesin për Putinin. Madje pas vdekjes, ata do të ballafaqohen me tallje nga Rusia. Kjo çmenduri duhet ndalur dhe Rusia të mbahet përgjegjëse për luftën cinike”, shtoi Zelensky.