Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njofton se për herë të parë mbajti takim në një format pesëpalësh me udhëheqësit e vendeve partnere të NATO-s Indo-Paqësorit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njofton se për herë të parë mbajti takim në një format pesëpalësh me udhëheqësit e vendeve partnere të NATO-s Indo-Paqësorit.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X ai shprehet se diskutuan situatën që ndryshon me shpejtësi në rajonin Indo-Paqësor, duke theksuar nevojën për unitet dhe koherencë në çështjet e sigurisë.
“Theksova se, përballë sulmeve të pamëshirshme ruse, Ukraina duhet urgjentisht të forcojë mbrojtjen e saj ajrore me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore dhe të luftës elektronike. U jam mirënjohës partnerëve tanë për solidaritetin dhe mbështetjen e palëkundur për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus”.
“Falënderoj gjithashtu Australinë dhe Zelandën e Re për paketat e tyre të paralajmëruara të mbrojtjes. Ne e vlerësojmë këtë ndihmë të rëndësishme për vendin dhe popullin tonë”, shkroi Zelenskyy.