Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje presidenti amerikan, Joe Biden, dhe atij kinez, Xi Jinping, që të marrin pjesë në samitin e paqes që mbahet muajin e ardhshëm në Zvicër.
Lideri ukrainas e bëri këtë kërkesë përmes një video në gjuhën angleze. Ai u shfaq duke qëndruar pranë rrënojave në qytetin lindor të Harkivit, të bombarduar rëndë.
“Po u kërkojë liderëve të botës që ende nuk janë përfshirë në përpjekjet globale për samitin global të paqes: presidentit Biden, liderit të SHBA-së, dhe presidentit Xi, liderit të Kinës. Ju lutem mbështesin samitin e paqes me udhëheqësin tuaj dhe pjesëmarrjen tuaj”, tha ai.
Zelensky tha se liderët duhet të marrin pjesë sepse “përpjekjet e shumicës së botës janë garancia më e mirë që të gjitha zotimet të përmbushen”.
Ai po ashtu tha se dëshiron që të marrin pjesë edhe liderit e shteteve “të cilat Rusia nuk ka qenë në gjendje t’i mashtrojë”.
Konferenca për luftën në Ukrainë do të mbahet në një resor luksoz afër Lucernit më 15-16 qershor.
Qeveria zvicerane është nikoqire e ngjarjes me kërkesën e Ukrainës.
Organizatorët kanë thënë se kanë ftuar 160 delegacione, por Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, nuk është ftuar që të marrë pjesë.
Prania e Bidenit nuk është konfirmuar, përderisa organizatorët kanë thënë se në pjesë e pjesëmarrësve do të jenë anëtarët e G7-ës, G20-ës dhe grupit BRICS./rel