Zeka tregon nëse është nën hetime për mashtrim nga prokuroria

E publikuar: 03/10/2017 10:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipas portalit Insajderi 920 kosovarë kanë provuar të emigrojnë në Gjermani me viza pune nëpërmjet një agjencie punësimi e cila në fakt ishte një skemë mashtrimi e deputetit Milaim Zeka dhe partnerit të tij, Ilir Krasniqi.

Aplikantët kanë paguar nga 50 euro deri në 3500 euro për një vizë pune. Por, në vend të punësimit janë gjendur brenda një skeme mashtrimi.

Prokuroria ndërkohë ka nisur hetime. Zeka po hetohet për krim të organizuar, mashtrim dhe shmangie nga tatimi. Partneri i tij ndodhet në paraburgim.

Por, nga ana tjetër deputeti i NISMA për Kosovën, Milaim Zeka i kontaktuar nga albeu.com ka mohuar se është i përfshirë në këtë rast që pretendohet se është krim i organizuar.

Ndërkaq, Milaim Zeka ka thënë se edhe nga prokuroria nuk ka asnjë informacion zyrtar se është nën hetime.