Arian Zeka
Parashikimet për rritjen ekonomike prej 3.8 për qind për vitin 2024, që është paraparë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, po shihet si e pa mjaftueshme nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), raporton Ekonomia Online.
Nga OEAK thonë se përgjatë qeverisjes aktuale në Kosovë ka munguar dialogu ndërmjet sektorit publik dhe privat, e kanë munguar edhe politikat kreative, që sipas tyre, do të dërgonin në fuqizimin e sektorit privat dhe në një rritje më të madhe ekonomike.
Kryetari i OEAK-ut Arian Zeka, për EO ka thënë se me këtë rritje ekonomike që Kosova ka aktualisht dhe ka pasur përgjatë viteve, do të duhen dekada që vendi të jetë në hap me shtet anëtare të BE-së.
“Jo ma larg se gjatë kësaj jave, Fondi Monetar Ndërkombëtar dha parashikimin e saj më të azhornuar për sa i përket normës së rritjes ekonomike të Kosovës edhe kjo norma thotë që rritja ekonomike përgjatë viti 2024 do të jetë 3.8 për qind, realisht parashihet që të jetë 3.8 për qind. Në një situatë të tillë realisht as njëri prej nesh, e aq më pakë drejtuesit e institucioneve nuk do të duhej të ishin të lumtur, ose të kënaqur me këtë norme të rritjes ekonomike për aq kohë sa raporte e tjera, të organizata prestigjioze ndërkombëtare thonë që realisht me këtë rritje ekonomike që Kosova ka aktualisht dhe ka pasur për gjatë viteve të shkuara do të na duhen dekada që të zam hapin me shtet e tjera aspiruese, shtet anëtare të BE”, ka thënë ai.
Zeka ka thënë se qeveria ka bërë pak në aspektin e promovimit të potencialeve ekonomike të vendit për tërheqjen e investimeve të huaja direkte. Sipas tij vendi është duke u karakterizuar një strukturë në të cilin dominojnë investimet në sektorin e patundshmërisë.
Ai ka shtuar se qeveria duhet që shpenzimet buxhetore për investimet kapitale ti realizoj në përpikmëri siç parashihen me ligj, kjo pasi ai thotë se në tri vitet e fundit qeveria nuk e ka ndjekur dinamikë e investimeve kapitale të parapa me ligjin për buxhetet e caktuara.
“Po behet pak në aspektin e promovimit të potencialeve ekonomike të vendit për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, po behet pak për ndryshimin e strukturës se investimeve te huaja direkte. Vazhdojmë të karakterizohemi me një strukturë në të cilin dominojnë investimet në sektorin e patundshmërisë edhe realisht kjo është ajo çka ne i referohemi si investime në asete jo produktive. Rrjedhimisht vendi duhet të ndryshoj qasjen e saj karshi investitorëve të huaj edhe të adresoj ato që duket që janë barriera kryesore që pengojnë investitorët e huaj të vijë në vend. Shpenzimet kapitale, shpenzimet buxhetore për investimet kapitale duhet po ashtu të realizohen në përpikmëri ashtu siç parashihen me ligjet për buxhete e viteve të caktuara. Këtë rast po i referohem ligjit të buxhetit për vitin 2024, aq më tepër duke e ditur që në dy tri vitet e fundit realisht qeveria nuk ka qenë shumë e saktë ose nuk e ka ndjekur dinamikë e investimeve kapitale të parapa me ligjin për buxhetet e caktuara”, ka thënë ai.
Kryetari i Odës Amerikane i ka bërë thirrje zyrtarëve shtetëror që t’i ndalin deklaratë që vendi është në rrezik të ndonjë konflikti potencial me Serbinë, kjo pasi sipas tij, deklarata të tilla i largojnë investitorët e huaj.
Ai ka thënë se si shkak i kësaj, investime e vetme të huaja direkte që ka vendi janë nga pjesëtarët e diasporës së Kosovës.
“Ndikon shumë, që deklarata të tilla të vijën nga drejtues më të lartë të institucioneve të vendit është goxha shqetësuese. Oda Amerikanë në njërën prej deklaratave të saj gjatë këtij viti ka kërkuar ndaljen e këtij diskursi të nxitjes së konflikti. Është po ashtu për fatkeqësi që në njërin prej raporteve të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, realisht tensionimi i mundshëm i një konflikti vdekjeprurës ndërmjet Kosovës edhe Serbisë renditet si njëri nderë konfliktet potenciale gjatë viti 2024. Ky raport edhe raportet e tjera të ngjashëm edhe deklarata e drejtuesve të vendit natyrisht që merren në konsideratë nga ana e investitorëve. Rrjedhimisht ne vijmë në një situatë të tillë kur lirshme mund të themi që të vetmet investime të huaja direkte të cilat i kemi në vend janë realisht nga pjesëtarët e diasporës së Kosovës”, ka thënë ai.
Zeka ka është shprehur se shpreson që qeveria ti realizoj të gjitha investimet kapitale që janë paraparë të bëhen gjatë këtij viti.
Ai ka thënë se nga kjo qeveria ka munguar dialogu publiko-privat e kanë munguar edhe politikat kreative që do të dërgonin në fuqizimin e sektorit privat edhe në një rritje më të madhe ekonomike.
“E përmenda mungesën e investimeve ose mos realizimin e planeve të investimeve kapitale, siç janë paraparë me ligjet për buxhetet e viti 2021-2022-2023. Uroj që në vitin 2024 i cili është vit parazgjedhor në çfarë do rrethane të gjitha investimet kapitale që janë paraparë gjatë këtij viti të realizohen në tersi. Investimet kapitale kanë efekte multiplikativ në ekonomin e vendit edhe rrjedhimisht i bëjë thirrje qeverisë që ti realizoj të gjitha planet për investime kapitale në tersi. Sa i përket qeverisjes ekonomike në përgjithësi, po e përmend vetëm një fakt që pas tri viteve, vetëm në shkurt të këtij viti është mbledhur për herë të parë Këshilli Kombëtar për Ekonomi edhe Investime, besoj flet mjaftueshëm. Edhe për sa i përket dialogut që ka ekzistuar ndërmjet sektorit publik edhe sektorit privat, por të njëjtën kohë edhe si të them mundësisë që aktëret e sektorit privat të japin rekomandime për sa i përket rritjes ekonomike edhe promovimit të investimeve të huaja direkte. Ka munguar dialogu, kanë munguar politikat kreative që do të dërgonin në fuqizimin e sektorit privat edhe rrjedhimisht në një rritje më të madhe ekonomike”, ka thënë ai.