Deputeti i zgjedhur nga radhët e PAN, Milaim Zeka, ka thënë se nëse koalicioni ku ai bën pjesë e luan këtë lojë, atëherë edhe ai mund të luajë me votën e tij.
Ai e konsideroi të turpshëm vonesën e PAN në seancën e sotme konstituive, sidomos para ndërkombëtarëve.
“Të mos iu vie turp, këtë e kam parë vetëm tek kolegët e mi deputetë”, tha Zeka.
“Kjo është arsyeja pse iu dhashë sinjal, që nëse vazhdojnë të luajnë kështu, edhe unë mund të luaj me votën time”, shtoi ai.
“Nuk e meritoj askënd ta pres 15 minuta”, tha Zeka duke shtuar se nuk ka asnjë arsyetim për shtyrje të seancës.
Për më tepër, ai kërkoi që të luhet në mënyrë demokratike, dhe nëse PAN i ka votat për Kadri Veselin atëherë duhet ta votojnë, por nëse Veseli nuk i ka votat, atëherë ai duhet të tërhiqet dhe të dale Zeka në votim.
















