Zeka: Kjo është arsyeja pse Hashim Thaçi u dërgua shumë shpejt në Hagë

E publikuar: 22/04/2022 00:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazetari Milaim Zeka në emisionin thotë se ish-presidenti Hashim Thaçi u dërgua me shpejtësi në Hagë për shkak se Prokuroria Speciale atje ra viktimë e një informacioni të BIA’s serbe.

Zeka tha se Haga u informua se Thaçi dhe familja e tij po planifikonin të arratiseshin në Turqi, pasi posedonin pasaporta turke.

“Arsyeja pse Prokuroria e arrestoi ish-presidentin Thaçi befas, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, është se Prokuroria Speciale në Hagë ka rënë viktimë e BIA serbe dhe këtij grupi që kanë çuar deklarata në Gjykatën Speciale se gjoja presidenti Thaçi posedon nënshtetësi turke me grua dhe me djalë dhe se ai po planifikon me u arratis te Erdogani”, tha Zeka në emisionin në T7.

Zeka tha se ai dhe një grup gazetarësh të tjerë, nëpërmjet një hulumtimi zbuluan se ky ishte një informacion i rremë dhe se Thaçi nuk ka nënshtetësi turke.
“Ky është informacion 1 milionë për qind i sigurt dhe ne e kemi vërtetuar se Thaçi nuk ka nënshtetësi turke se s’ka pasur kurrfarë plani për arratisje”, shtoi ai.