Zeka i bashkohet “ironisë” së Veselit e Sherifit

E publikuar: 24/08/2017 13:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ironisë së Kadri Veselit e Bilall Sherfit i është bashkuar edhe deputeti tjetër i Nismës, Milaim Zeka.

Kadri Veseli, që kishte thënë edhe njëherë tjetër se do të tërhiqej nga kandidimi për postin e kryeparlamentarit, me kushtin që LVV e LAA ta votojnë një tjetër kandidat të PAN-it për kryetar Kuvendi dhe Haradinajn për kryeministër, sot sërish ka thënë se do të tërhiqet nëse këto dy parti i kanë 61 vota. Por ai ka thënë se të dy kampet i kanë nga 60.

Zeka ka thënë se “Prej sot topi është në dorën e Albin Kurtit”.

“Ultimatumi im drejtuar PAN-it për mosbojkotim, piu ujë sot. Edhe emri i kandidatit për kryetar ishte, Kadri Veseli, po numrat nuk ishin. Dy propozime janë interesante sot për Kuvendin. Propozimi i parë erdhi nga Kadri Veseli për Albin Kurtin: “Bani 61 numra, unë tërhiqem”! Propozimi i dyte erdhi nga Bilall Sherifi i NISMES: “Nëse Albini i ban 60 numra me deputetë shqiptarë, për qeveri, vota 61 do jetë e imja”! Edhe votën time e ka Albini nëse i ban 60 vota shqiptare për qeveri!”, ka thënë Zeka.

Ai ka kujtuar se “Albini vet deklaroi se nuk ka asnjë komunikim me Isa Mustafën”.

“Se kah do t’i bëjë numrat Albini, një Zot e di…”, ka thënë Zeka.

Ndërkohë Lumir Abdixhiku, deputet i LDK-së, ka thënë se Vetëvendosje ra në provokimiet e PAN-it për të goditur ultë LDK-në.