Zejnullahu tregon pse nuk lejohet afati i tetorit

E publikuar: 08/10/2015 00:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rektori Zejnullahu, në emisionin Interativ ka sqaruar se afati i tetorit është problem, se dhënia e këtij afati do të pengojë fillimin me kohë të mësimit, transmeton Koha.net.

“Nëse ka afat të tetorit nuk fillon mësimi me kohë, por mund të ketë afat të nëntorit”, tha Zejnullahu

Ai tha se nëse lejohet afati i tetorit, të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri akademik shkojnë huq.

Qëllimi jonë është që thirrja akademike të jetë e merituar

Në emisionin Interaktiv, Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu ka këmbëngulur se tashmë nuk do të ketë asgjë pa kriteret brenda statutit dhe gjithçka do të shkoj me meritë.

Ai tha se ka bërë një propozim se kandidatët që i plotësojnë kushtet, mos t’i bllokojmë dhe të ngritën në shkallën akademike.

“Qëllimi jonë ka qenë që thirrja akademike të jetë e merituar. Ata që janë avancuar më herët janë avancuar, por tash duhet të fillojmë një formë tjetër”, tha Zejnullahu.

Në lidhje me relacionet me ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami thotë se ai e ka mbështetur qëndrimin tonë në implementimin e kritereve ligjore, transmeton Koha.net.

“Nuk është i qartë statuti se unë mund t’i bllokojë kontratat në nënshkrim dhe kjo mund të krijoj edhe momente juridike ta paqarta. Për mua nuk është ligjore të shkelen pikat e statutit”, tha Zejnullahu.

Ka njerëz që janë propozuar për profesor të rregullt dhe nuk ka asnjë punim.

Ai dha statistika që vendosin Kosovën shumë poshtë në relacion me vendet e rajonit.

“Vendet e Danubit kanë bërë një përzgjedhje të punimeve të tyre, ku bën pjesë Kosova dhe marrim pjesë për 10 vite me 827 punime, Mali i Zi 1839, Serbia mbi 49 mijë punime”, shtoi Zejnullahu.