Sot, në vendin tonë u protestua kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Në protestën e organizuar nga PSD kishte një numër relativisht të madh të qytetarëve, dhe ajo përfundoi në mënyrë paqësore, por nuk kaloi pa tensione në momentin kur protestuesit i janë afruar afër ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke u përplasur kështu edhe me Policinë e Kosovës.
Zëdhënsja e PSD-së, Natyra Kuçi ka reaguar ndaj këtyre tensioneve duke u shprehur se kjo është Polici joprofesionale dhe të dhunshme dhe të gjithë duhet të jenë të lirë në protestë, pavarësisht se kush e organizon.
“Polici e dhunshme dhe joprofesionale. Qeveri qe nuk perfaqeson. Shkallet e nderteses se Qeverise nuk ka pse te mbrohen. Hapesira i takon qytetarit. Objektet jane te burokrateve te bllokuar, hapesira eshte e qytetareve te lire. Ajo duhet te jete e lire, ne secilen proteste pavaresisht kush e organizon. Taktikat selektive perbejne diskriminim.Nuk ka kush qe e frenon fuqine e drejtesise se njerezve te angazhuar”, shkori Kuçi në rrjetin social facebook.
Por, Kuçi ka vazhduar me reagimet e saj edhe në prononcimet për televizionet e tjera, ku theksoi se policët zyrtarë e civilë i kanë sulmuar tinëzisht gjatë protestës së sotme.
“Protesta e sotme ishe madhështore dhe policia ishte shumë e dhunshme. Policët zyrtarë dhe civilë na ofendonin dhe sulmonin me grushte tinëzisht. Molliqaj pati reagim në vetëmbrojtje”.
“Çfarë keni parë në pamje ishte reagim i yni në vetëmbrojtje, asesi mjet e qëllim”, tha Kuçi për Klankosova.

















