Zëdhënësja e Komisionit Evropian për çështje të politikës së jashtme Nabila Massrali ka deklaruar të hënën se Kosova ka të drejtë të zëvendësojë tabelat KM, por ky proces duhet të kryhet në kuadër të asaj që është pajtuar në dialog.
“Ju e keni parë deklaratën tonë ku theksojmë se jemi në dijeni me vendimet e fundit të qeverisë kosovare në lidhje me tabelat. Qartë e theksojmë se Kosova ka të drejtë që gradualisht të ndryshojë tabelat KM, por ky proces duhet që të jetë në kuadër të asaj që është pajtuar në dialog. Ky vendim nuk është në kuadër me marrëveshjet nga dialogu mes dy palëve dhe në përputhje me marrëveshjen e 2016’së” ka thënë Massrali.
Ajo ka shtuar se Bahkimi Evropian do të vazhdojë të punojë me partnerët e vet që të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme.
“Poashtu, i bëjmë thirrje akterëve që të ruajnë paqen dhe të mos lejojnë nxitjen e tensioneve të panevojshme në terren” ka shtuar zëdhënësja.