Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu e ka quajtur Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj sfidues të shkencës.
Kryeziu ka thënë se ministri po kërkon kot fajtorin për gjendjen e krijuar nga koronavirusi, pasi që sipas tij përgjegjësia është e ministrit Zemaj dhe e Qeverisë Hoti.
“Ministri i Shëndetësisë, që kur e mori detyrën kishte vetëm 241 raste aktive kundruall 1951 raste sa ka sot, sfidon shkencën sepse në vend të zgjidhjeve kërkon fajtorin. Kot kërkon fajtor për gjendjen aktuale me COVID-19, kur pergjegjësia i takon atij dhe qeverisë pjesë e së cilës është. Majde kjo përgjegjësi nuk fillon nga 3 qershori, por që nga 25 marsi”, ka shkruar ai në faqen zyrtare në Facebook.
Ai gjithashtu ka numëruar studimet shkencore që tregojnë se shpërndarja e virusit në ambiente të jashtme është shumë e vogël. Sipas tij një gjë e tillë është vërtetuar edhe pas protestave të mbajtura në SHBA./gs/

















