Kushtrim Xhemaili, zëdhënësi i Aleancës do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lajmin e ka dhënë kreu i partisë, Ramush Haradinaj.
“Kushtrim Xhemaili, zëdhënësi i Aleancës, është ndër kuadrot tona më vitalë. Edukata e tij e lartë në punë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera njerëzore e kolegiale që i mirëmban si me media ashtu edhe me publikun, janë inspirim për shumëkënd. Nuk kishte si të mos ishte edhe kësaj radhe në listën e kandidatëve tanë. Duke besuar se do të vazhdojë të përcjellë pozitivitetin dhe funksionalitetin në veprim, i uroj suksese në këtë garë.” – shkruan Haradinaj.


















