Zëdhënësi i AAK-së i përgjigjet Zybës të VV-së: Po të kishte veç pak dinjitet ky njeri, do të fokusohej te dështimet spektakolare të shefit të tij

E publikuar: 11/08/2024 20:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili ka reaguar pas deklaratës së deputetit të VV-së, Salih Zyba.

Ky i fundit ka shkruar në Facebook se nëse Ramush Haradinajt do t’i premtohej posti i presidentit nga Albin Kurti, ai do t’i ndërronte fjalët për kryeministrin.

Xhemaili këtë deklaratë e ka quajtur “fall” të Zybës, e që sipas tij fjalët nuk i ndërron Haradinaj por bashkëpartiakët e Zybës.

“Sali Zyba i VV-së, në vend që të merret me të vertetat e Kryetarit Haradinaj për Albin Kurtin, paska qit fall, si si e qysh do t’i ndërronte fjalët Haradinaj. S’ka faj se sortja e tij, më shpesh i ndërrojnë fjalët se sa çorapet e kujtojnë se këtë e bëjnë edhe të tjerët. Po të kishte veç pak dinjitet ky njeri, do të fokusohej te dështimet spektakulare të shefit të tij. Ose më e pakta do të merrej me të vërtetat që janë thënë në intervistën e Ramush Haradinajt, por meqë nuk mund t’i përgenjështroj ato, atëherë qet fall.” – ka shkruar Xhemaili në Facebook.