Zebra dhe gjirafa në garë vrapimi para vizitorëve të kopshtit zoologjik (Foto)

E publikuar: 18/04/2019 17:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qafa e gjatë që ka gjirafa, e ka ndihmuar të fitonte garën ndaj zebrës së vogël.

Vizitorët e një parku zoologjik në Wiltshire të Anglisë, kanë pasur mundësinë e rrallë, të shohin një garë vrapimi mes dy kafshëve të ndryshme, transmeton Telegrafi.

“Gjithçka dukej se ishte kryer, me zebrën që ishte më e shpejtë, por në fund gjirafa zgjati kokën dhe doli përtej cakut” është përshkruar ngjarja komike.

Megjithëse janë dy specie të ndryshme, që të dy krijesat që kanë ardhur në jetë disa muaj më herët, po shoqërohen dhe kalojnë tërë kohën së bashku. /Telegrafi/