“Zbutet” Berisha: Pakti Rama- Basha ishte arritje personale e kryeministrit

E publikuar: 23/05/2017 22:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë në një studio televizive pas marrëveshjes së arritur më 18 Maj mes Ramës e Bashës.

Lideri historik i demokratëve tregoi disa bga prapaskenat e asaj marrëveshje që e riktheu opozitën në zgjedhje dhe i dha fund krizës 3 mujore politike sot në mbrëmje në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 me gazetaren Eni Vasili.

“Kush ndikoi? Ndikimi padiskutim pati përfaqësuesi i qeverisë amerikane, duhet ta njohim, tek të dy palët, por shiko si veproi, se thelbin e pa te media, pasi ua tha juve na e tha dhe ne të tjerëve,. I njohim meritë opozitës në denoncimin e drogës, krimit, korrupsionit por ne nuk jemi të bindur në motivin që thotë opozita për bojkotin e zgjedhjeve, bazuar në këtë platformë u takua me kryeministrin,. Kjo platformë do të thoshte për Bashën që këto ti njohim por sjanë të mjaftueshme që ti të mos gjesh marrëveshje”.

Berisha është shprehur se marrëveshja Rama-Basha ishte një arritje e kryeministrit, në kushtet e shprehjes franceze “shpëto atë që mundesh”.

Sipas Berishës, Rama shpëtoi atë që mundi, dhe u tërhoq nga një rrugë që do ta çonte drejt gremisës… atë të zhvillimit të një palë zgjedhjesh “moniste”. /albeu.com