Zbuloni 15 “zonat” ku dëshiron të preket më shumë një femër +18 (Foto)

E publikuar: 06/09/2015 18:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një  mashkull tipik merr atë që dëshiron në shtrat, falë sensit të lindur të drejtimit dhe pak inkurajimi prej saj. Dëshironi të mbeteni thjesht tipikë?

Mashkulli i jashtëzakonshëm zbulon vende delikate në trupin e një gruaje dhe di si t’i prekë. Tani është  koha që të qëndroni larg gjokseve dhe të fokusoheni menjëherë në pjesë të trupit të saj që i keni  shpërfillur. Mundësitë janë që nëse e bëni njëherë, në seancat tuaja seksuale do të nisni të rrëmoni për më shumë se vetëm një penetrim. Kjo sigurisht nuk do të thotë që femrat nuk duan të preken në zonat seksuale të trupit të tyre, por ndonjëherë vjen koha për të provuar diçka ndryshe. Dhe kështu duhet të  bëni.

Duart

Mbajani dorën të kthyer nga pëllëmba dhe përdorni dy gishtërinjtë e mëdhenj për t’ia prekur pëllëmbën  butësisht ndërsa gishtërinjtë e tjerë prekin pjesën e mbetur të dorës. Përshkojeni çdo gisht derisa t’i keni prekur të gjithë dorën.

Kyçet e duarve

Mbajani dorën, me pëllëmbë dhe prekeni butësisht me majat e gishtërinjve deri në kyçe dhe parakrah, ndërsa e pyesni si i ka shkuar dita. Pas disa minutash përkëdhelje, përdorni buzët, dhëmbët dhe gjuhën: kafshojeni butësisht pjesën e brendshme të kyçit të saj të dorës.

Koka

Përdorni majat e gishtërinjve tregues dhe gishtërinjtë e mesit për t’i përkëdhelur tëmthat. Më pas, përdorni një dorë për të lodruar me flokët përpara se të përdorni të gjithë majat e gishtërinjve për të masazhuar kokën e saj. Bëjeni butësisht.

Veshët

Përshkojani veshin me gjuhë dhe pëshpëritini diçka. Pastaj merreni bulën e veshit në gojë dhe lini që buzët tuaja të njoma të rrëshqasin.

Qafa

Receptorët e bëjnë këtë të fundit një nga pjesët më të ndjeshme të trupit të femrës. Merrni frymë ndërkohë që i jepni një puthje të lehtë në pjesën kur ndahet qafa me flokët. Shumë femra e adhurojnë gjestin kur largoni flokët e tyre nga qafa me një përkëdhelje të lehtë, puthje, përkëdhelje me gjuhë dhe ndukje të lehta.

Pjesa e brendshme e krahut

Lëkura në atë zonë është shumë e hollë, kështu që edhe prekja më e lehtë mund t’i japë asaj drithërima. Lëvizini butësisht lart­poshtë gishtërinjtë tuaj në brendësinë e parakrahut dhe ledhatojani butësisht kyçin e dorës me shpeshtësinë e rrahjes së pulsit.

Stomaku

Mbajeni në bel me të dyja duart dhe nuhasni aromën e saj me hundën pothuajse të ngjitur në stomak. Pastaj putheni stomakun nga njëra anë në tjetrën, duke e përkëdhelur herë pas here me gjuhë.

Pjesa fundme e barkut

Rrëshqisni kurrizin e dorës dhe nyjën përgjatë pjesë së poshtme të barkut, rreth këllqeve. Ky është një eksitim mendor sepse ajo po pyet veten se çfarë vjen më pas. Gjithashtu ndodh edhe reagimi fizik sepse vetë lëkura është tepër e ndjeshme.

Fundshpina

Shtrijeni me kurrizin të drejtuar në fytyrën tuaj dhe përkëdheleni ngadalë me gjuhë dhe puthjani shpinën duke nisur nga lart dhe rrëshqisni poshtë ngadalë. E dini atë pjerrësinë në qendër të shtyllës kurrizore? Ajo pjesë është perceptuese ndaj çdo lloj përkujdesjeje, sidomos ndaj prekjeve delikate. Ju dëshironi të masazhoni vendin me një lëvizje të lehtë rrethore. Mbani mend që synimi nuk është t’i bëni muskujt e saj të kontraktohen, por të ndizni një reagim seksual.

Kofshët

Edhe nëse është e zhveshur ose ka veshur të brendshme seksi, ndajani këmbët dhe kaloni disa minuta duke vlerësuar pjesën e brendshme dhe të jashtme të kofshëve të saj me duart dhe buzët tuaja.

Pjesa e pasme e kofshëve

Pikërisht aty ku të ndenjurat takojnë kofshët është një zonë e mbushur me receptorë. Këto pjesë janë për t’u përkëdhelur me gjuhë, kështu që përshkoheni me gjuhë secilën nga këto pjesë dhe shihni konvulsionin me kënaqësi.

Pjesa e pasme e gjunjëve

Askush nuk mendon të shkojë aty. Kështu që kur ta stimuloni këtë pjesë asaj do i pëlqejë shumë. Putheni butë ose guduliseni zonën (përfshirë edhe pulpën e këmbës), por sigurohuni që të jetë e shtrirë. Vetëm nëse mund ta mbani në krahë kur këmbët t’i këputen.

Nyjat e këmbëve

Nëse jeni duke bërë seks ose sapo keni filluar me lojën, t’i vendosni nyjat e këmbëve të saj në shpatullat tuaja dhe t’i prekni është një mënyrë e mirë për ta eksituar. Përkëdhelni secilën me duar dhe më pas puthini nga njëra anë në tjetrën.

Këmbët

Nëse i rrënjosni në pjesët e zakoneve të të bërit seks ose thjesht dëshironi ta ndihmoni të relaksohet pas një dite të vështirë, të prekni këmbët e një gruaje do ju bëjë të fitoni pikë aq sa nuk do e kishit besuar kurrë. Hidhni pak vaj masazhues ose krem trupi në duar, fërkojini bashkë për t’i ngrohur pak dhe nisni të masazhoni mes tabanit të këmbëve të saj. Lëvizni ngadalë nga gishti i madh i këmbës drejt thembrës.

sex-giffpso1_500

sex1-1024x512