Një burrë fitoi 20,000 dollarë sepse zbuloi një problem në dyqanin e video lojërave Steam i cili lejonte përdoruesit të shkarkonin falas çfarëdo loje.
Hulumtuesi i sigurisë Artem Moskowsky zbuloi problemin tek portali i Steam përmes të cilës kushdo mund të përfitonte licencë falas.
Miliona njerëz përdorin Steam për të blerë dhe shkarkuar lojëra në PC dhe Mac.
Moskowsky vuri në dijeninë kompaninë pas Steam, Valve, e cila e shpërbleu me 20,000 dollarë.
Janë të shumta kompanitë të cilat shpërblejnë individë të cilët zbulojnë privatisht probleme sigurie.
Valve tha se pas një hetimi që kishte kryer, nuk kishte gjetur prova se dikush mund ta ketë shfrytëzuar problemin gjatë kohës që ka qenë aktiv. /PCWorld Albanian