Zbuloi se fëmijët nuk ishin të tij, milioneri ofron para për të gjetur babanë e tyre biologjik (Foto)

E publikuar: 07/01/2019 16:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bashkëthemeluesi milioner i MoneySupermarket.com zbuloi se tre djemtë që mendonte se ishin të tij, vinin nga një tradhti në martesë.

Për këtë arsye ai ka ofruar 5 mijë paund shpërblim për të gjetur identitetin e vërtetë të babait të tyre.

Richard Mason, 55 vjeç – zbuloi nga mjekët në vitin 2016 se ishte steril dhe nuk mund të bënte fëmijë.

Në këto momente ai iu tha mjekëve se po gabonin sepse ishte babai i 3 djemve.

Por pasi u bind nga shpjegimi i mjekëve, kërkoi zbulimin e identitetit të babait të tre fëmijëve që besonte se ishin të tij.

Richard Mason, i fotografuar me ish-bashkëshorten Kate dhe djemtë në vitin 2014

Pas mohimeve fillestare, ish-bashkëshortja e tij, Kate, pranoi një marrëdhënie jashtëmartesore me një koleg në martesën e tyre 20-vjeçare, por refuzoi ta emërojë atë si babanë e fëmijëve sepse gjithmonë kishin përdorur masa mbrojtëse.

Biznesmeni milioner tha se zbulimi i të vërtetës i tronditi atë dhe se për një moment kishte menduar edhe vdekjen, por tani po planifikon që të shkruajë një libër për përvojën e tij.

Më i madhi prej djemve është 23 vjeç dhe një biznesmen i hershëm, ndërsa binjakët 19-vjeçar janë në universitet, përcjell gsh.

“Unë ende i konsideroj ata si djemtë e mi edhe pse unë nuk jam babai i tyre biologjik, dhe i dua shumë”, shtoi ai.

Dy nga tre djemtë refuzojnë të flasin me të, por një prej tyre kohët e fundit e kontaktoi për t’i shprehur dashurinë dhe mirënjohjen.