Zbulohet trupi i pinguinit parahistorik, që kishte gjatësinë e njeriut të sotëm (Foto)

E publikuar: 13/12/2017 21:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kumimanu biceae është pinguini gjigant, që ka jetuar para 60 milionë vitesh, ndërsa eshtrat e të cilit janë gjetur në Zelandë të Re.

Fosilet e kofshëve që janë të gjata deri në 15 centimetra dhe disa pjesë tjera trupore, tregojnë se kjo krijesë ishte e gjatë deri në 1.7 metra, sa një njeri i ditëve të sotme, transmeton Telegrafi.

Mbetjet e pinguinit parahistorik

Për dallim nga pinguinët e sotëm, që peshojnë vetëm 30 kilogramë dhe nuk janë më të gjatë se një metër, paraardhësi i tyre ishte shumë më i gjatë dhe i rëndë deri në 100 kilogramë.

Mendohet se kishte edhe fuqi më të mëdha fizike, që i mundësonte të notonte më larg dhe të zhytej më thellë, por nuk mund të fluturonte dhe ecte nëpër tokë duke u tundur.

Trup sa të njeriut dhe fuqi më të mëdha

Hulumtuesit besojnë se kjo specie nisi të zhdukej, pasi filloi zhvillimi i balenave, delfinëve dhe fokave, që ishin më të shkathëta dhe ia grabisnin ushqimet. /Telegrafi/