Arkeologët e kanë zbuluar një punishte statujash në Egjipt, ku krahas disa statujave të papërfunduara, ndodhet edhe një sfinks me kokën dashit, që besohet se është më se tre mijëvjeçare.
Kjo punishte besohet se i përket Dinastisë së shekullit të XVIII-të, kohës kur sundimit të Amehotep III – gjyshi i mbretit Tut, transmeton Telegrafi.
Ekipi i përbërë nga ekspertë suedezë dhe egjiptianë, ka gjetur edhe disa hieroglifë, fragmente punimesh si dhe një model të sfinksit, që është përdorur për ta gdhendur punimin plotë.
Të gërmuesit e udhëhequr nga Lund University dhe Ministrisë së Antikiteteve në Egjipt, kanë thënë se në fillimin e punimeve, ishte e dukshme vetëm koka e sfinksit në formë dashi – e njohur si kriosfinks.
Pas punimeve të vazhdueshme, është nxjerrë i tërë trupi me gjatë prej pesë metra, që ka lartësi prej tre metrave e gjysmë. Megjithëse, gjysma e trupit, apo pjesa pas kokës mungon, ndërsa besohet se është humbur në kohë përgjithmonë.
Ky punim besohet se ishte i gatshëm dhe gati për transportim, vetëm se nuk dihet se kush ishte kërkuesi i punimit të rrallë. Studiuesit janë në fazat fillestare të hulumtimit, ndërsa kanë filluar përpjekjet për leximin e hieroglifëve. /Telegrafi/