Zbulohet se a do të jetë pjesë e “O sa mirë” Adelina Ismaili

E publikuar: 13/12/2017 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Edhe pse mbështetja e publikut dhe duartrokitjet e bëjnë të ndihet mirë, këngëtarja është e vendosur për të ardhmen dhe duket se muzika nuk bën pjesë më në prioritetet e saj.

Ajo në një intervistë televizive ka thënë se do të kthehet vetëm si aktore, duke ngritur kështu dyshime se pjesë e cilit film apo serial do të jetë.

Pas kësaj, disa portale patën shkruar se këngëtarja do të bëhet pjesë e serialit më të shikuar në vend, “O sa mirë”.

Gazeta Express merr vesh nga burimet e saj brenda serialit se diva e muzikës shqiptare do të marrë pjesë vetëm në një episod.

“Adelina Ismajli do të jetë mysafir special në një episod të serialit ‘O sa mirë’, por nuk dihet akoma se a do të bëhet pjesë e kastit të aktorëve. Ajo momentalisht është duke xhiruar në Zvicër, ku së shpejti ajo episod do të transmetohet”, tha një burim i afërt më Gazetën Express.

E ndërkaq, aktori Jeton Zogjani para pak minutash ka publikuar një foto me këngëtaren gjatë xhirimeve.

“Me ma t’madhen n’O Sa Mire Adelina Ismailin!!”, ishte përshkrimi i fotografisë së publikuar nga Zogjani. 

Vendimi i këngëtares për të mos u kthyer në muzikë natyrisht se do t’i zhgënjejë fansat e saj. Por a do të ketë sukses në aktrim, mbetët të shihet. /GazetaExpress/.