Zbulohet pllakë përkujtimore për Ivanoviqin

E publikuar: 23/02/2018 14:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pllaka u vendos në vendin ku u vra Në përkujtim të tij, sot është zbuluar pllaka përkujtimore e liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq pikërisht në vendin ku u vra më 16 janar para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore,raporton Radio Kim. Në pllakën përkujtimore, së bashku me fotografinë e Ivanoviqit dhe datën e vrasjes, është shënuar edhe një citat i një prej deklaratave të tij të dhëna kohë më parë. Disa anëtarë të familjes së Ivanoviqit, si dhe kolegë dhe miq , morën pjesë në zbulimin e kësaj pllake. /RTV21/