Zbulohet plani i 200-ditëshit të parë të presidencës së Trump-it

E publikuar: 15/11/2016 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump, do të fillojë procesin e riformatimit të politikave tregtare në ditën e parë të administratës së tij, sipas një memorandumi të hartuar nga ekipi i tij i tranzicionit që CNN-i e ka siguruar.

Ky dokument vë në pah planin e politikave tregtare të Trumpit në 200 ditët e para të presidencës së tij, duke u fokusuar në një seri principesh, përfshirë rinegocimin apo largimin nga Marrëveshja e Amerikës Veriore për Tregti të Lirë, i cili ishte premtim që Trump e bëri gjatë fushatës presidenciale, transmeton Express.

Plani i 200-ditëshit të parë është i ndërtuar përreth pesë principeve kryesore, plus një pike kryesore shtesë për vendet e punës prodhuese. Principi i parë është rinegocimi apo largimi nga Marrëveshja e Amerikës Veriore për Tregti të Lirë, i dyti është ndalimi i Marrëveshjes Trans-Paqësore për Partneritet, i treti është ndalimi i “importeve të padrejta”, i katërti është ndalimi i “praktikat e padrejta tregtare” dhe i pesti është vazhdimi i marrëveshjeve bilaterale tregtare.

Fokusi kryesor për të ruajtur dhe kthyer punët prodhuese përqendrohet në uljen e tatimeve ndaj bizneseve dhe eliminimi i rregulloreve për bizneset dhe ndalimet ndaj energjisë së brendshme./Express/