Të gjithë pyesin a ka rëndësi madhësia e penisit në një raport, por shkenca së fundmi ka bërë një tjetër zbulim se çfarë e bën një penis “të pashëm”.
“Gjatësia, lafsha dhe qimet”, këto janë gjërat më të pëlqyera nga femrat.
Për studim u morën në pyetje 105 femra në Zvicër.
Asnjë prej tyre nuk e renditi trashësinë e penisit në majë të listës.
Përgjithësisht femrat kërkonin një penis me pamje të pëlqyeshme, madhësia pak rëndësi kishte për to.
“Nëse nuk ka puçra, shenja apo shtrembërime, është ok”, u përgjigjën pjesa më e madhe e të intervistuarave.
Më pas preferencat vazhdonin me pasjen e shumë qimeve, një lëkurë të butë penisi si dhe formën e kokës së penisit.