Zbulohet një mega thyerje sigurie, ekspozohen miliona adresa

E publikuar: 17/01/2019 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Që nga fillesat e internetit ka pasur thyerje sigurie por edhe mega thyerje.

Ditën e sotme u zbulua një thyerje sigurie monstër ku mendohet të jenë ekspozuar plot 773 milion adresa e-mail-i dhe 21 milion fjalëkalime unike.

Të dhënat janë postuar në një forum hakimi dhe u raportuan për herë të parë nga hulumtuesi i sigurisë Troy Hunt.

Ky i fundit zotëron një uebsajt “Have i Been Pwned” ku përdoruesit mund të kërkojnë nëse e-mail-i apo fjalëkalimi juaj është kompromentuar.

773 milion adresa të e-mailit të hakuara

Numri i lartpërmendur përfaqëson volumin real të e-mail-eve të vjedhura ndërsa Hunt ka pastruar informacionin i cili gjendej edhe dyherë.

Sakaq të dhënat bruto përmbajnë 2.7 milion adresa e-mail-i, fjalëkalime dhe mbi 1 miliardë kombinime unike fjalëkalimesh dhe adresash.

Të dhënat u shfaqen fillimisht në MEGA, një shërbim cloud të Hunt e quan “forum popullor hakimi.”

Ato ishin ruajtur në një folder me emrin “Collection #1” dhe numëroheshin plot 12,000 skedare prej 87GB.

Ndërsa nuk dihet nga vijnë këto të dhëna, ata që i kanë ngarkuar thonë se i përkasin 2,000 databazave ku mbrojtja “hash” ishte deshifruar.

Si të kontrolloni nëse jeni prekur nga ky hakim?

Për të mësuar nëse jeni prej të prekurve mjafton të vizitoni uebsajtin Have I Been Pwned dhe të vendosni adresën e e-mail-it.

Këshilla jonë numër 1, kurrë mos përdorni të njëjtin fjalëkalim në disa uebsajte. Shkarkoni një menaxher fjalëkalimesh. Have I Been Pwned rekomandon 1Password por edhe LastPass si një alternativë falas nuk qëndron pas.

Aktivizoni verifikimin me dy faktorë ku tu jep mundësia që fjalëkalimi të mos jetë linja e parë dhe e vetme e mbrojtjes. /PCWorld Albanian