Zbulohet një “boshllëk i gjatë” në Piramidën e Egjiptit – gjë që mund të zbulojë sekretet e lashta të saj! (Foto)

E publikuar: 02/11/2017 18:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një “boshllëk i gjatë” i fshehur në Piramidën e Madhe të Gizës është gjetur nga fizikantët në një zbulim që më në fund mund të zbulojë sekretet e monumentit 4,500 vjeçar.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, boshllëku shtrihet për të paktën 30 metra mbi Galerinë e Madhe – një korridor ngjitur që lidh dhomën e Mbretëreshës me Mbretin në zemër të piramidës.

Nuk dihet se pse ekziston boshllëku ose nëse ka objekte të vlefshme brenda, pasi që nuk është i qasshëm.

Por kjo hapësirë thuhet se ka dimensione të ngjashme me Galerinë, e cila është e gjatë 50 metra, tetë metra e lartë dhe më shumë se një metër e gjerë.

Studiuesit sugjerojnë se kjo mund të jetë një “boshllëk ndërtimi” – pjesë e një hapësire që i lejonte punëtorët të hynin në Galerinë e Madhe dhe Dhomën e Mbretit, ndërsa pjesa tjetër e piramidës ishte ndërtuar.

Zbulimi u bë pasi fizikantët morën imazhet e brendësisë së piramidës duke përdorur grimcat e shkarkuara në Tokë nga hapësira.

Këto grimca kozmike depërtojnë në shkëmb në një mënyrë të ngjashme me rrezet X, vetëm shumë më thellë.

Hulumtuesit kanë përshëndetur këtë zbulim duke e vlerësuar si më të madhin brenda Gizës që nga shekulli i 19-të. /Telegrafi/