Autoritetet e sigurisë në Mianmar, zbuluan misterin e një anijeje ‘fantazmë’, që u shfaq papritmas.
Peshkatarët e kanë gjetur lundrën e ndryshkur dhe të vetmuar, afro 11 kilometra larg gjirit Martaban, transmeton Telegrafi.
Autoritetet e rendit që bën kërkimet e menjëhershme, nuk gjetën brenda askënd, apo ndonjë objekt të dyshimtë, ndërsa nuk e kishin idenë prej nga ka ardhur. Regjistrimet e radarëve, treguan se këtë anije e kishin tërhequr edhe dy anije tjera më të vogla.
Pas kërkimit të detajuar nga ekspertët, u gjetën edhe dy anijet që e kanë tërhequr, në të cilat ndodheshin nga gjashtë pjesëtarë ekuipazhi nga Indonezia.
“Anijen e vjetër dhe të paaftë për lundrim në det, po e dërgonin në një punëtori në Bangladesh, për ta shitur për metal. Atë e tërhoqën përmes litarëve të fortë, derisa anijet nuk i bënë ballë peshës së rëndë” thuhet në raportin e hulumtimit.
Dërgimin në këtë formë ilegale, ata e bën që t’i shmangen taksave, por rrezikuan të shkaktojnë ndonjë aksident anijesh duke dalë përpara nëpër rrugët detare. /Telegrafi/